lajmet dhe botimet

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Sjellja sfiduese mund të paraqitet te çdo fëmijë, por shumë më shpesh paraqitet te fëmijët që ndodhen në spektrin e autizmit.

Shpesh dëgjoj: “Ky fëmija me autizëm s’është i qetë”; “Ky fëmija me autizëm është hiperaktiv”; “Ky fëmija me autizëm është agresiv, destruktiv, bërtet, godet, nuk dëgjon asgjë çfarë po i thua”. Çdo fëmijë mund të ndodhet në një gjendje “të rëndë” e cila është një sfidë për prindërit për t’u kontrolluar. Sjellja e këtillë quhet sjellje sfiduese. Kjo mund të paraqitet te secili fëmijë, por shumë më shpesh paraqitet te fëmijët që ndodhen në spektrin e autizmit. Ata mund të:

  • Injorojnë apo t’i shmangen kryerjes së disa kërkesave nga të rriturit ose nga fëmijët tjerë;
  • Të sillen papërshtatshëm në një kontekst të caktuar social, për shembull, t’i heqin veshjet në rrugë apo në park;
  • Të jenë agresivë ndaj vetes, ndaj një tjetri ose të manifestojnë sulme tërbimi;
  • Të lëndojnë veten apo të lëndojnë fëmijë të tjerë, për shembull, të vetëgoditen nga koka, ta kafshojnë dorën ose t’i kafshojnë ose t’u japin të shtyrë fëmijëve të tjerë;
  • Të manifestojnë sjellje vetëstimuluese, për shembull: tundje të trupit apo dridhje të duarve.

Pse shpërfaqin një sjellje të këtillë fëmijët dhe tinejxherët me autizëm? Për një sjellje të tillë mund të ketë shumë shkaqe. Shkaqet për atë që e shohim ne, dhe e shohim vetëm pjesën e vogël mbi sipërfaqe si te ajsbergu, gjenden “thellë nën ujë” dhe mund të jenë të shumta. Ata kryesisht dalin nga karakteristikat e fëmijëve me autizëm – komunikimi dhe interaksioni social i çrregulluar, çrregullimet sensore, sjellja repetitive – rituale dhe opsesione si dhe nga problemet e fleksibilitetit në të menduarit.

Të gjitha shkaqet e sjelljes mund t’i grupojmë si:

  • Probleme në të kuptuarit e asaj që ndodh përreth tyre. Shpeshherë nuk e kanë të qartë se çfarë flasin njerëzit apo çfarë përpiqen të thonë joverbalisht, nëpërmjet gjestit, pse “përshëndesin me dorë”, pse “i kanë ngrysur sytë”, pse qajnë, pse qeshin, pse bërtasin, etj.
  • Mospasje e një komunikimi adekuat dhe efektiv përmes të cilit do t’i kishin shprehur dëshirat e veta, nevojat dhe situatat e pakëndshme. Kjo çon në një frustrim të madh.
  • Ankth. Për shkak të karakteristikave të tyre ata shpeshherë janë në gjendje ankthi e cila manifestohet nëpërmjet sjelljes sfiduese.

Sjellja mund të shfaqet edhe për shkaqe të rutinave dhe ritualeve të cilët fëmijëve u mundësojnë një parashikueshmëri që ua jep ndjenjën e sigurisë. Ata janë të qetë kur gjërat përsëriten dhe e dinë se çka saktësisht do të ndodhë. Ndryshimi i rutinave mund të shkaktojë manifestim të sjelljes së papërshtatshme, për shembull, nëse përpiqemi t’i sjellim në shtëpi nga shkolla nëpër një rrugë tjetër, nëse e ndryshojmë renditjen e sendeve në raft, nëse i veshim atlete me një dizajn tjetër etj. Kur fëmija nuk kupton se duhet kaluar nga një aktivitet në një aktivitet tjetër ose kur nuk dëshiron të kalojë në një tjetër aktivitet, kjo poashtu mund të shkaktojë sjellje sfiduese. Një prejke e paparashikueshme, një tingull i fortë, një aromë specifike tek fëmija me ndjeshmëri sensore mund të shkaktojë sjellje sfiduese. Ai mund të gjendet në pozitë që të mos mund t’ia dalë me ndonjë stimul dhe ky stimul t’i shkaktojë pakomoditet dhe madje edhe dhimbje. Nga aspekti i shqisave, fëmija mund të gjendet në një mjedis shumë të zënë, shumë njerëz, shumë tinguj dhe stimuj, në fakt të jetë i tejstimuluar dhe i shqetësuar. Ndonjëherë mund të jetë i lodhur, në veçanti në mbrëmje ose të ndjejë parehati për shkak të etiketave të veshjeve, fanellës së djersitur, dhimbjes së dhëmbit, dhimbjes së barkut, etj. Fëmija apo tinejxheri me autizëm kët nuk mund ta komunikojë në një mënyrë socialisht të pranueshme dhe mund të shpërfaqë sjellje sfiduese. Shumë shpesh, para fëmijëve me autizëm, prindërit dhe profesionistët vënë pritje ireale. Kjo ndodh në veçanti me fëmijët autistë me funksion të lartë, të cilët kanë talente të veçanta, të cilët kanë të zhvilluar një të folur të shkëlqyeshëm. Shpeshherë, për njerëzit është e paparanueshme sjellja e një fëmije që ka talent për muzikë, fizikisht duket perfekt, di të zgjidhë detyra matematike, ndërsa vazhdimisht rotullon gjëra nëpër duar. Ata presin që sapo t’i thonë të ndalojë ai menjëherë të ndalojë. 

Prindërit dhe profesionistët duhet të mbanë mend se çdo sjellje ka një shkak përse manifestohet. Puna e çdonjërit prej nesh është që ta zbulojmë shkakun. Por, meqë sjellja e këtillë specifike kërkon edhe qasje specifike, është i nevojshëm një edukim i prindërve të fëmijëve me autizëm dhe i personave të cilët janë në kontakt të përditshëm direkt me fëmijën. Për këtë qëllim Shoqata “Xixëllonja e kaltërt” që nga fillimi i formimit të saj me intensitet punon në këtë lloj edukimi.

Për ta ndryshuar sjelljen e fëmijës, duhet ta marrim vesh se çka e shkakton atë, ose çka fiton fëmija me një sjellje të tillë? Për secilën sjellje duhet të pyetemi se nga vjen dhe t’i provojmë të gjitha supozimet tona. Sjelljen mund ta shikojmë si A-B-C ku A-ja është pararendësi i sjelljes (antecedents), B-ja është sjellja (behavior) dhe C-ja është pasoja ose shpërblimi (consequences or rewards). Sjelljen mund ta ndryshojmë nëpërmjet mënjanimit të shkaqeve të cilët e shkaktojnë (pararendësi) ose nëpërmjet ndryshimit të pasojës apo shpërblimit së sjelljes.

Në shoqatën tonë bëjmë këshillime dhe u japim mbështetje prindërve dhe profesionistëve lidhur me sjelljen. Ajo që duhet ta bëjnë pasi ta marrin vesh se cili është shkaku i sjelljes është të bëjnë një plan se si do të ndikojnë në të. Më së pari i këshillojmë që të krijojnë një mbështetje vizuele për fëmijën në lidhje me rutinat ditore, apo orare të ndryshme varësisht nga potenciali dhe nevoja e fëmijës. Në qoftë se prindërit nuk mund ta bëjnë këtë vetë, ne u ofrojmë ndihmë dhe përkrahje. Pastaj, fëmijën duhet gjithmonë ta paralajmërojnë në mënyrë të përshtatshme në lidhje me rutinat, nëpërmjet fotove, orës, ambalazhit të prodhimeve, etj. Fëmijët që janë në një nivel më të lartë funksional mund të marrin mbështetje në formë storjesh sociale. Në situata kur fëmija bën rezistencë ndaj prezencës në një mjedis të caktuar, këshillojmë që adaptimi të bëhet gradualisht. Është shumë me rëndësi që fëmijën ta mësojnë se si ta kërkojë atë që e dëshiron – me foto, me gjest, nëpërmjet demonstrimit, etj. Gjithashtu, theksojmë që nuk duhet të përdoren fjalë të panevojshme gjatë komunikimit me fëmijën. Fëmijës me autizëm duhet t’i flitet shkurt, qartë dhe thjeshtë. Në qoftë se prindërit e dinë që ndonjë do të jetë problematike dhe se fëmija mund të shfaqë sjellje sfiduese, atëherë duhet ta planifikojnë këtë dhe duhet të kenë një strategji të gatshme. Ndonjëherë fëmijët dinë të shfaqin sjellje sfiduese vetëm për të protestuar. Prandaj është me rëndësi që i rrituri të jetë i qetë dhe sa më shumë që është e mundur ta injorojë këtë. Në qoftë se fëmija bën diçka saktë dhe mirë, atëherë është shumë me rëndësi që kjo të ekspozohet, të theksohet dhe të shpërblehet me pompozitet. Çdo fëmijë e përsërit sjelljen për të cilën përkrahet me reagime të bujshme, qofshin ato pozitive apo negative. Kini kujdes se cilën sjellje e përkrahni!

Teksti është publikuar më 28.08.2018 në portalin www.deca.mk

Ndaje me miqte:

Viber

përsëri te të gjitha lajmet dhe botimet

udhëzimet tona video
Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Veprimtarit s sensore n the shtompi

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Ushtrime fizike

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Nxitje dhe zhvillim i shkathtësive sociale

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Këshilla për zhvillim të komunikimit

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Këshilla për përgaditjen e mjeteve për mbështetje vizuele

Çka është sjellja sfiduese te fëmijët dhe tinejxherët me autizëm?

Hyrje në çrregullimet e spektrit të autizmit

Нашата веб страница користи колачиња (cookies) за да Ви овозможи подобро корисничко искуство.