lajmet dhe botimet

INKLUZIONI NUK ËSHTË VETËM NJË AKOMODIM I FËMIJËS ME AUTIZËM NË KLASË!

INKLUZIONI NUK ËSHTË VETËM NJË AKOMODIM I FËMIJËS ME AUTIZËM NË KLASË!

INKLUZIONI NUK ËSHTË VETËM NJË AKOMODIM I FËMIJËS ME AUTIZËM NË KLASË!

Sot shënohet dita botërore e autizmit. Sipas të dhënave vlerësohet se vetëm në Unionin Evropian në këtë spektër ka 7 milionë njerëz, kumtojnë nga Shoqata e përparimit të cilësisë së jetës së personave me spektër autist të çregullimit “Xixëllonja e kaltërt” – Shkup. Shumica e tyre e përjetojnë diskriminimin në fusha të ndryshme të jetës.

Në Maqedoni, vlerësimet janë se ka ndërmjet 15 000 dhe 20 000 persona me spektër autist të çrregullimeve.

Dr. Jasmina Troshanska, edukatore speciale dhe rehabilitatore, për CIVIL media shprehet se mënyra më e mirë e komunikimit me personat me autizëm është përpjekja për t’i kuptuar ata, me ç’rast thekson se inkluzioni në shoqëri ka një rëndësi kyçe për zhvillimin e tyre.

“Inkluzioni i vërtetë nuk qëndron vetëm te akomodimi i fëmijës me autizëm në klasë. Fakti që fëmija është aty nuk do të thotë që ai është përfshirë në mësim. Duhen kushte, zvogëlimi i numrit të nxënësve, sigurimi i mbështetjes me resurse materiale dhe njerëzore dhe disa kushte hapësinore të cilat janë shumë të thjeshta por shumë të dobishme”, thotë Troshanska.

Si edukatore speciale dhe rehabilitatore puna primare e së cilës i referohet pikërisht punës me fëmijë me autizëm, ajo thotë se shpesh është më lehtë të kategorizohet fëmija se sa të punohet me të. “Megjithatë, çdonjëri ka veçoritë e veta. Ajo që është me rëndësi është të zbulohen dhe të identifikohen anët e forta tek çdo fëmijë veç e veç dhe të punohet në zhvillimin e tyre. Fëmijët janë të ndryshëm por si çdo fëmijë tjetër, edhe fëmija me autizëm ka anët e veta të forta dhe të dobëta”, thotë Troshanska.

Teksti është publikuar më 02.04.2019 në portalin www.civilmedia.mk

Ndaje me miqte:

Viber

përsëri te të gjitha lajmet dhe botimet