lajmet dhe botimet

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Sot, duke e ndjekur trendin e sigurimit të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, një numër i madh fëmijësh që janë në spektrin e autizmit shkojnë në shkollë të rregullt. Si mund t’u ndihmojmë atyre?

  1. Mos supozoni!

Kurrë mos bëj supozime mbi atë se çfarë mund/nuk mund të bëjë dhe sa kupton apo nuk kupton. Fëmijët me autizëm shpeshherë kanë aftësi dhe duhet ta kenë shansin që t’i shfrytëzojnë ato. Gjithmonë duhet t’i shikojmë si personalitete dhe më pastaj si persona me aftësi të kufizuar. Ata kuptojnë më shumë seç duket se kuptojnë. 

  1. Gjithmonë komunikoni

Mënyra më e mirë për t’u bindur në diçka është përmes komunikimit. Provoni të realizoni çfarëdo qoftë komunikimi me ta. Fëmija ka ndjenja dhe mund t’i manifestojë në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Zbulone mënyrën.

  1. Ndani kohë për të dëgjuar

Mënyra më e mirë për të komunikuar me një fëmijë me autizëm është që ta kuptoni. Prindërit më së miri e njohin fëmijën e tyre dhe ata mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni. Atyre duhet t’u parashtroni pyetje lidhur me sjelljen e fëmijës dhe dëgjoni me kujdes. Parashtroni pyetje për secilën sjellje. Ndonjëherë dëgjone zemrën tuaj, dhe jo kokën tuaj. Ajo që e ndjeni është ajo e vërteta. Ndonjëherë fëmijët ndjejnë se janë të injoruar. Si do të ndjehenit ju poqëse injoroheni.

  1. Empatia është kyçe

Shihni gjërat nga perspektiva e fëmijës me autizëm. Bëhuni të vëmendshëm, të kujdesshëm dhe me mirëkuptim për ndjenjat dhe përvojat e tij. Përpiquni të futeni në këpucët e tij sepse ai nuk mund të futet në këpucët tuaja. Mos e vajtoni, ashtu nuk i ndihmoni.

  1. Mos kategorizoni

Kur punoni me një fëmijë me autizëm, shpeshherë është më lehtë që ai të kategorizohet se sa të punohet me të. Megjithatë, çdonjëri ka aftësitë e veta. Kërkoni anët e forta dhe punoni për zhvillimin e tij. Fëmijët janë të ndryshëm, por si çdo fëmijë tjetër, edhe fëmija me autizëm i ka anët e tij të forta dhe të dobëta.

  1. Bëhuni person i cili realizon

Në qoftë se ekziston vullneti, ekziston edhe mënyra. Largone fjalën “jo” nga fjalori juaj dhe zëvendësone me qëndrimin se gjithçka është e mundshme. Bëhuni pozitivë. Kjo është ngjitëse. Fëmija me autizëm ka shpresa dhe ëndrra, por motivimi mund të zhduket shpejt me një fjalë goje: jo. Kurrë mos e përdorni fjalën “jo”.

  1. Plani i qasjes

Inkluzioni i vërtetë nuk është vetëm akomodimi i fëmijës me autizëm në klasë. Vetëm pse është aty, kjo nuk do të thotë se ai çdoherë është i kyçur në mësim. Duhen kushte, zvogëlimi i numrit të nxënësve, sigurimi i mbështetjes me resurse materiale dhe njerëzore si dhe disa kushte hapësinore të cilat janë të thjeshta por shumë të dobishme, për shembull: një kënd i qetë ku nxënësi do të mind të tërhiqet në momentin kur të ndjejë stimuj të tepërt.

  1. Bëhuni të prirur të përkrahni

Punët me nxënësit dhe prindërit jo gjithmonë do t’ju shkojnë lehtë. Përkrahni, bëhuni pozitivë. Mbani mend, ai së pari është fëmijë e pastaj nxënës me autizëm. Ndonjëherë i duhet ndihmë dhe përkrahje si të gjithë të tjerët. Pozitiviteti dhe inkurajimi do ta inspirojnë që ta shprehë aftësinë e tij dhe do t’i mundësojnë që të arrijë sukses.

  1. Edukone rrethin

Në qoftë se keni një storje suksesi, edukoni të gjithë në rrethin tuaj.

  1. Silluni për të gjithë njësoj

Rregulli i artë është t’i trajtosh të tjerët ashtu siç dëshiron ti të të trajtojnë ata ty. Silluni me fëmijët ashtu siç doni dikush të sillet me ju apo me fëmijën tuaj.

Teksti është publikuar më 02.04.2019 në portalin www.deca.mk

Ndaje me miqte:

Viber

përsëri te të gjitha lajmet dhe botimet

udhëzimet tona video
Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Veprimtarit s sensore n the shtompi

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Ushtrime fizike

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Nxitje dhe zhvillim i shkathtësive sociale

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Këshilla për zhvillim të komunikimit

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Këshilla për përgaditjen e mjeteve për mbështetje vizuele

Këshilla për një arsimim më të lehtë të fëmijëve me autizëm

Hyrje në çrregullimet e spektrit të autizmit