lajmet dhe botimet

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

“Trajnimet në kopshte i nisëm para një viti. Në fakt, që kur e formuam organizatën (Xixëllonja blu), ideja jonë ishte edukim, edukim dhe vetëm edukim. Njerëzit shpesh kanë frikë nga e panjohura dhe kështu është edhe me fëmijët me autizëm, bëjnë gabime dhe nuk duan të bashkëpunojnë me ta. Nëse mësueset dhe edukatoret nuk i pranojnë fëmijët me autizëm, fëmija e ndjen këtë. Shqetësohet. Megjithatë, jo që nuk i duan fëmijët, por, thjeshtë – kanë frikë”, sqaron Troshanska.

Qëllimi është që edukatori të jetë ndërmjetësues ndërmjet fëmijëve

“Jo” ose “rrallë” është përgjigjja më e shpeshtë e personelit të kopshteve nëse ndonjëherë kanë marrë pjesë në trajnime. Nëse vjen një fëmijë me autizëm, me karakteristikat e tij, pa të folur dhe ngjashëm, druajnë se si do të ndikojë te grupi, sepse kanë pasur përvoja me fëmijë atipikë të cilët nuk janë në rrjedha me aktivitetet. Edukatorja lexon një përrallë, të gjithë janë ulur në rrathë, ndërsa fëmija vrapon përreth.

“Fëmijës së vogël në kopsht nuk mund t’i mbahet veçanërisht një ligjëratë se nesër do të vijë një fëmijë me autizëm. Madje edhe nëse i mbahet një ligjëratë e tillë, ajo nuk mund të prekë tek ai. Kur të arrijë në kopsht, atëherë fëmijët do ta njohin dhe vetë do ta ndërtojnë qëndrimin e vetë. Qëllimi është që edukatorja të jetë ndërmjetësues ndërmjet fëmijëve, të mos krijojë tension shtesë, nervozë, të dijë se si t’u përgjigjet pyetjeve të fëmijëve të tjerë”, thotë Troshanska.

Ajo shton se në kopsht, kur janë në moshë të vogël, fëmijët mund t’i imitojnë shokët e tyre me autizëm. Dhe jo vetëm ata me autizëm por të gjitha sjelljet tjera që në njëfarë mënyre shmangen nga “normalja”. Fëmijët luftojnë për vëmendje. Janë të vërshuar me vëmendje por në grup ata luftojnë për vëmendje ende më të madhe.

“Vajzën time e marr me vete kudo dhe imiton. Disa herë më ka turpëruar kurse unë kam kërkuar falje. Por, sot, ajo ka shumë dëshirë t’u ndihmojë fëmijëve me autizëm. I njeh. Fëmijët e kanë patjetër të kalojnë nëpër ndonjë fazë. Nëse fëmija kapsit sytë, edhe të tjerët bëjnë të njëjtën. Imitojnë – mësojnë”, potencon Troshanska.

Çdo kopsht të ketë serviset e duhura për fëmijën

Në Maqedoni gjithnjë e më shumë flitet për procesin e inkluzionit. Në aspekt të kopshteve, sipas Troshanskës, inkluzion do të thotë inkuadrimi i serviseve të duhura në institucionet në të cilat shkojnë fëmijët. Më saktë – nëse fëmija ka nevojë për edukator speciale dhe rehabilitator, logoped apo fizioterapeut – patjetër ta ketë.

“Të gjitha këta servise duhet të jenë afër fëmijëve, e jo prindërit vazhdimisht t’i çojnë pasdite (në terapi v.j.). Tek ne nuk janë siguruar mjete dhe shpesh kjo bëhet në kurriz të prindit. Megjithatë, në çdo kosht duhet patjetër të ketë logoped, edukator special dhe rehabilitator, të nevojshëm për fëmijën. Por edhe edukatorët duhet patjetër të marrin ndonjë edukim. Ata kurrë s’do të jenë edukator special dhe rehabilitator, por nuk është ky qëllimi, por qëllimi është të ditë se çka të bëjnë në situata të caktuara”, thekson edukatorja speciale dhe rehabilitatore.

Në qoftë se edukatoret gjithë kohën thonë “mos i bjer”, “mos kërce”, “mos hyp mbi tavolinë”, “mos hyr në vitrinë”, “mos i vë këmbët në tavolinë”… Kjo është shumë “mos-a”. Në vend të “mos e kap atë” më mirë do të ishte “lëre”.

“Nëse mësuesja lexon një libër, kurse fëmija me autizëm nuk e do këtë, dikush do ta mbajë ulur me forcë, ai do të qajë, do të piskasë, në vend që ta lënë në një kënd të qetë. Kur të jetë i përgatitur, ai vetë do të kyçet. Ai duhet të fitojë besim tek grupi, të mësohet me zërat… ai vetë do të vijë”, sqaron ajo.

Nuk ka arsim cilësor me grupe “të mbipopulluara” fëmijësh në kopshte

Problemi më i madh për mësueset dhe edukatoret është numri shumë i madh i fëmijëve në grup. Në kopshte ka grupe madje me nga 35 fëmijë, me tre fëmijë me aftësi të kufizuar.

Së pari, thotë ajo, nuk është mirë për fëmijën me autizëm të jetë në një dhomë me aq shumë zhurmë, dhe së dyti, edukatoret janë në stres permanent se mos ndodh diçka.

“Nëse duam inkluzion, atëherë do të hapim edhe dy-tri shkolla, edhe dy-tre kopshte. Që të zvogëlohet numri i fëmijëve dhe ta rrisim numrin e stafit. Ndoshta do të duhej të heqim dorë nga disa gjëra të tjera. Nëse duam arsim cilësor, inkluzion cilësor, patjetër duhet të sigurohet kapacitet adekuat në kopshte dhe shkolla”, thekson edukatorja speciale dhe rehabilitatore, e cila është edhe e “ASD-East”, një projekt i UE që fokusohet në përmirësimin e edukatorëve specialë për përfshirje më efektive të fëmijëve me autizëm në procesin arsimor.

Një inkluzion i kuptuar drejt dhe i zbatuar për arsimin fillor?

Kur e pyetëm se “çfarë po ndodh me tranzicionin nga kopshti në klasë të parë”, Troshanska menjëherë ia nisë të rrëfejë një përvojë nga Krakovi, Poloni. Atje ka qenë në një shkollë inkluzive të cilën e jep si shembull.

“Shkolla posedonte një ekip profesionistësh prej 15 vetash. Pedagog, disa psikologë, edukatorj special dhe rehabilitator, fizioterapeutë, neurofidbek, terapeut, … . Ata përdornin metoda të nxitjes së zhvillimit intelektual dhe zhvillimit motor, etj. Pra, 15 veta. 

Asnjë klasë nuk kalon mbi 20 fëmijë, maksimum me pesë fëmijë me aftësi të kufizuar, me dy mësuese. Ky pra është numri. Mësim tërëditor, kurse në një periudhë të caktuar të ditës punojnë me një profesionist të caktuar. Një inkluzion i kuptuar drejt dhe një inkluzion i zbatuar në plotëkuptimin e fjalës” thekson ajo. Sipas Troshanskës, nuk është patjetër të ketë asistent në orë nëse nuk ka nevojë. Tek ne, thotë ajo, asistentët shërbejnë për t’i mbajtur fëmijët “të qetë”. Që fëmija të rrijë ulur. Sepse “nëse nuk rri ulur, do të dalë jashtë”.

“Qëllimi nuk është që fëmija të mbahet, të jetë vazhdimisht nën asistencë. Një ditë ai do të duhet të jetë i vetëm. Gjithë jetën do të jetë nën asistencë, me një tjetër pranë? Qëllimi është që t’i mësojmë të funksionojnë vetë gjatë jetës. Të jenë qytetarë të aftë në shoqëri. Të japin kontribut. Nuk është qëllimi që vazhdimisht t’i mbrojmë, por t’i heqim të gjitha barrierat që ata të funksionojnë. Jo t’u bëjmë vazhdimisht favore, të adaptojmë gjithçka për ta, pa mundur të bëhen të pavarur”, potencon edukatorja speciale dhe rehabilitatore.

Terapia e fëmijës fillon kur prindi të pranojë se problemi ekziston

Lidhur me atë nëse është efektive që prindërit t’i çojnë fëmijët me autizëm edhe në kopsht edhe në terapi, ajo përgjigjet: “është e tepërt për çdo fëmijë nëse shkon në 50 kurse të ndryshme”.

“Nuk është në rregull që fëmija të shkojë në kopsht, kurse më pas në edukator special dhe rehabilitator, tek ndonjë terapeut, në ndonjë vend tjetër, dhe në shtëpi të mbërijë në ora 20. Kjo është e tepërt, për çdo fëmijë. Më mirë më pak por me cilësi. Pra, nëse ka nevojë, është normale që duhet të shkojë te edukatori special dhe rehabilitatori, por pastaj prindi duhet ta mësojë se si gjërat e mësuara t’i praktikojë në shtëpi. Fëmijët me autizëm lidhen me një njeri, me një situatë, me një hapësirë. Prandaj nuk është qëllimi që atje të jetë i heshtur, të dëgjojë, kurse në shtëpi të mos bëjë asgjë. Duhet të ketë qetësi, sepse fëmijët me autizëm dinë të krijojnë shqetësim në familje”, potencon Troshanska.

Në të njëjtën kohë, sa më shpejt që familja ta pranojë gjendjen e fëmijës, të pranojnë që ka një problem, aq më shpejt do të fillojnë t’i ndihmojnë. Prindërit shpesh e fshehin ose nuk e pranojnë diagnozën, që sipas Troshanskës është gjë e gabuar.

“Familje, shokë, arsimim … i duhet gjithçka, si çdo fëmije tjetër, dhe përkrahje shtesë nga logopedi ose edukatori special dhe rehabilitatori. Për fat të keq, këta fëmijë shumë shpesh vuajnë. Në prezencë të tyre thuhen gjëra të cilat nuk do të thuheshin po të mos ishte në një gjendje të tillë: “si sindi i këtillë”, “kam një dert”, “s’e kam lehtë” … Edhe po të mos ketë autizëm, ai do të ketë vuajtje të tmerrshme emocionale. E këta fëmijë kuptojnë. Shumë më shumë seç duket, Tek ta nuk mund të matet koeficienti i inteligjencës, sepse kurrë nuk do ta shfaqin anën e fortë përderisa nuk qetësohen. Në botë kemi raste të fëmijëve të cilët një kohë të gjatë kanë qenë introvertë, gjashtë-shtatë vite nuk kanë folur, dhe befas kanë folur dhe kanë treguar gjithçka. Unë personalisht kam takuar persona të rritur që kanë mësuar në shkollë speciale, kurse sot janë oratorë, bëjnë fjalime publike”, thotë Troshanska.

Filma të animuar dhe tabletë? 

Çdo fëmijë, nëse lihet non-stop para TV-së do të bëhet asocial. Por, shpejt do të rikthehet, kurse fëmija me autizëm ka problem me krijimin e lidhjeve sociale. Por, jo të largohet menjëherë nga filmat e animuar. Nga “lodra e vetme”. Kjo është varësi.

“Nëse keni një fëmijë që i ka pasion makinat, ai gjithë ditën luan me vetura dhe nuk merr tabletin, kompjuterin, nuk shëtit jashtë … në qoftë se ia hiqni veturat, kjo është e rrezikshme, fëmija vetëm këtë di”, thotë ajo. 

Problem, sipas saj, është nëse është lënë në tablet tërë ditën, sepse “ashtu është i qetë”. “Thonë nëse përdor tabletin, ngec në zhvillim”. Ngec në zhvillim sepse nuk bën asgjë tjetër – nuk shëtit, nuk shoqërohet, nuk komunikon me rrethin. Gjithë ditën është i mbyllur në shtëpi. Duhet ta bësh tabletin me dozë, por nëse menjëherë e ndërpret, ashtu do të krijosh agresivitet. Tableti është burim lumturie, kurse fëmijët me autizëm lidhen”, potencon edukatorja speciale dhe rehabilitatore.

Për Troshanskën, me rëndësi është që ana e fortë e fëmijës të shfrytëzohet për qëllime të arsimimit të tij. Për shembull, fëmija e do këngën. I di të gjithë këngëtarët, i njeh në faqen e CDsë, di si ta lëshojë audion por nuk di të lexojë.

“Unë them – di të lexojë! Nëse në klasë të parë ia mësoni shkronjat, dhe gjatë kësaj e mësoni “Linda lau lodrën, Drita lagu dorën” dhe ngjashëm, kështu kurrë s’do të dojë të shkruajë. Për fëmijën kjo s’ka domethënie. Por, nëse i jepni një emër të një këngëtareje shqiptare (v.j.), apo një këngë, menjëherë do të motivohet që të mësojë” thotë edukatorja speciale dhe rehabilitatore.

Edukim për “prindër pozitivë”

Edukimi i prindit është një storje tjetër. Kur një prind i fëmijës me autizëm shkon në shesh lojërash, aty ja edhe njerëz të tjerë. Të gjithë ata kanë pyetje në kokë: “Çka s’është në rregull me këtë fëmijë”, “A është autizëm apo ndonjë gjendje tjetër”, “Mjerë prindi” … 

“Nuk e kanë të qartë, nuk e dinë. Në perëndim kishte një kampanjë, të cilën duam ta zbatojmë edhe ne këtu – çdo prind bën një fletë se fëmija ka autizëm Që autizmi është gjendje, informata kryesore, dhe kur dikush të të shikojë – t’i japësh një kartelë. Kështu me automatizëm i ke dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet. Ai mund të ndjehet i turpëruar, ose në rast se dikush vërtetë dëshiron të ndihmojë – do ta inicojë bisedën. Kështu niset kampanja, nga njeriu në njeri, ngritet vetëdija mbi problematikën”, konstaton Troshanska.

Ajo thekson se nuk ekzistojnë dy njerëz identikë. Askush nuk është i njëjtë. Prandaj, ky është spektër, gjendje. Nuk është sëmundje. Ata mund të jenë intelektualë, me sjellje sfiduese … Por, të gjithë kanë karakteristika të përbashkëta. Problem me komunikimin dhe interaksionin. Me fleksibilitet në të menduarit, me sjellje rigjide, skema, opsesione. Nga fëmija më i vogël deri te njeriu më i rritur.

“Këto karakteristika nuk do t’u kalojnë. Do t’i kenë edhe duke u rritur. Gjërat e tilla si opsesionet, fiksimet në gjëra të caktuara i kanë të gjithë njerëzit, por nuk i kanë të gjitha së bashku, të tëra në set. Ata e kanë vështirë sepse të gjitha këto gjëra janë të integruara dhe vështirë mund t’ia dalin. Prandaj, prindërit duhet të jenë sa më pozitivë, në mënyrë që të bëjnë ndryshime pozitive. Ashtu quhen edhe trajnimet tona “prindër pozitivë”, një projekt nëpërmjet ESIPP, Prindërit duhet të kenë durim. ka fëmijë me defansivë daktile, nuk dëshiron ta prekë ngjyrën, pecetat etj. Në qoftë se me fëmijën punoni me përkushtim, do të kalojë një kohë, por ju duhet patjetër të besoni. Nëse doni zgjidhje të shpejta, nuk do t’i fitoni. Nuk ekziston një gjë e tillë, ashtu si me çdo fëmijë tjetër. Nuk ka edukim instant. Shumë durim, pozitivitet, sinqeritet nga të dy anët”, konstaton edukatorja speciale dhe rehabilitatore Troshanska.

Teksti është publikuar më 11.09.2018 në portalin www.radiomof.mk 

Ndaje me miqte:

Viber

përsëri te të gjitha lajmet dhe botimet

udhëzimet tona video
T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

Veprimtarit s sensore n the shtompi

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

Ushtrime fizike

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

Nxitje dhe zhvillim i shkathtësive sociale

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

Këshilla për zhvillim të komunikimit

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

Këshilla për përgaditjen e mjeteve për mbështetje vizuele

T’i nxisim fëmijët me autizëm që të bëhen qytetarë të pavarur në shoqëri

Hyrje në çrregullimet e spektrit të autizmit

Организираме бесплатни консултации!

Доколку во семејството се соочувате со предизвиците на нарушувањата од спектарот на аутизам и би сакале да дознаете повеќе, ќе ни биде задоволство доколку можеме да Ви помогнеме!

Нашата веб страница користи колачиња (cookies) за да Ви овозможи подобро корисничко искуство.