lajmet dhe botimet

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se numri i fëmijëve dhe i personave me autizëm në rrethin tonë po rritet. Vetëdija për ekzistimin e kësaj problematike ekziston, por vetëdija për një trajtim adekuat nga ana e institucioneve, për fat të keq, ekziston vetëm pjesërisht.

Autizmi nuk është një gjendje e re. Për herë të parë këtë fjalë e ka përmendur Oigen Bloiler (Paul Eugen Bleuler) në vitin 1900, i cili me termin autizëm ka definuar disa simptoma të caktuara te skizofrenia. Që nga bindjet se autizmin e shkaktojnë drithërat (1920), zbatimi i terapisë elektrokonvulsive (1930), definimi i autizmit të fëmijëve (Leo Kaner, 1943) dhe autizmi i Aspergerit (1944), periudha e “nënave të ftohta” (1950), nga viti 1960 e këndej formohen organizatat më të mëdha në botë (Shoqata Amerikane e Autizmit dhe Shoqata e Autizmit e Britanisë së Madhe) dhe shtrohen kërkesa që shoqëria të përkujdeset për këtë kategori qytetarësh dhe për familjet e tyre.

Imagjinoni se si do të dukej sikur jeta juaj të reduktohej vetëm në atë se çfarë shihni? A mund t’i shihni ndjenjat, mendimet, impresionet? Çka do të kishi bërë në qoftë se për të funksionuar në botën e jashtme, ju duhet mbështetje vizuele? Për personat me autizëm vlen rregulli “gjithçka që shoh e kuptoj”. Ata e kanë problem interaksionin social dhe komunikimin. Ky problem ka prapavijën e vëtë psikologjike, në fakt ka teorinë e mendjes. Kjo është aftësia që të futemi në këpucët e tjetrit dhe të mendojmë, ndjejmë dhe të shohim nga perspektiva e tjetrit. Kjo teori psikologjike, e cila zhvillohet tek fëmijët e moshës 4 vjeç, tek fëmijët me autizëm nuk zhvillohet në qoftë se kjo nuk mësohet. Gjatë kësaj, ata kanë problem me komunikimin dhe interaksionin me fëmijët tjerë. Çdo sjellje sociale duhet të prezentohet vizualisht, të ndahet në pjesë të vogla me qëllim që të kuptohet dhe të mësohet gradualisht.

Gjithashtu, është me rëndësi të përmendet se te ky popullacion ekziston një çrregullim i funksioneve ekzekutive. Ky është një grup procesesh kognitive të cilët na mundësojnë disa shkathtësi të caktuara t’i transformojmë në aktivitete praktike autonome. Këta shkathtësi na duhen për t’u organizuar, për të qenë fleksibilë, të anticipojmë, të planifikojmë, të parashtrojmë qëllime dhe detyra, t’i kontrollojmë impulset tona etj.

Fëmijët me autizëm e shohin lisin, por nuk e shohin malin. Ato kanë problem me koherencën qendrore dhe konkludojnë në bazë të detajeve të vogla duke lënë anësh domethënien e fotografisë së plotë. Ato janë më pak të ndikuar nga iluzionet optike dhe janë shumë të shpejtë në testet e njohjes vizuele. Kjo është ana e fortë e tyre e cila duhet shfrytëzuar.

Personat dhe fëmijët me autizëm kërkojnë rregulla dhe krijojnë sisteme madje edhe kur sistemet nuk ekzistojnë (koleksione dinosaurësh, si funksionon radioja, orari i trenave, kalendarë, muzikë, meteorologji, rutinë vallëzimi me një partner, kërcimi në trampolinë). Ato kanë një aftësi të jashtëzakonshme të sistematikës nga njëra anë dhe të hipoaktivitetit në raport me empatinë, nga ana tjetër. 

Ato funksionojnë në mënyra të ndryshme në aspekt të shqisave. Ndonjëherë mund t’u pengojë një stimul të cilin ne mezi e perceptojmë, ose mund të mos perceptojnë një stimul i cili për ne është tepër i madh. “Nëse të gjithë ne nuk do të ishim në gjendje ta shohim ngjyrën e kuqe, ajo kurrë nuk do të ishte simbol i dashurisë”, thotë Ollga Bogdashina, e ëma e një fëmije me autizëm, profesore dhe autore e literaturës mbi integrimin shqisor.

Të gjitha këto karakteristika tek fëmijët me autizëm kërkojnë mbështetje me qëllim të kapërcimit të tyre. Fotografitë përdoren kur fëmija nuk flet – me qëllim të mësimit të komunikimit dhe nxitjes së të folurit, kur fëmija ka të folur por nuk e përdor për qëllime të komunikimit, kur fëmija ka të folur, komunikon, por nuk i kupton të gjitha format e gjuhës, etj. 

Fotografitë janë pjesë e orareve vizuele, të cilët mund të paraqiten edhe me sende të vërteta por edhe me sende që asocojnë në aktivitete të caktuara, nëse fëmija nuk është i interesuar për fotografitë. Mëtej, fëmijët dhe personat me autizëm që kanë vështirësi në të kuptuarit e situatave të ndryshme (sepse nuk mund të lexojnë mes rreshtash dhe nuk i kuptojnë rregullat e shkruara sociale) kanë nevojë për storje sociale. Storjet sociale krijohen për çdo fëmijë dhe janë të përshtatshme për situatën të cilën ne duam t’ia servojmë vizualisht. 

Tek fëmijët me autizëm problemi më i madh është sjellja dhe më së shpeshti shkaktohet nga shkathtësitë e çrregulluara të komunikimit dhe interaksionit. Ndonjëherë fëmija ndoshta ka ndonjë dhimbje, i dhemb diçka, ndërkohë që nuk është në gjendje të kërkojë ndihmë, ndoshta është i uritur apo ka etje dhe nuk mund të kërkojë ushqim dhe ujë, dëshiron të shkojë diku apo nuk dëshiron të shkojë diku, etj. Mbështetja vizuele mundëson komunikim, kontroll të sjelljes, e forcon vetëbesimin dhe i përmirëson relacionet e fëmijës me rrethin e tij. Pikërisht kjo është ajo çfarë dështon tek ne, te rrethi ynë, ndërkohë që zbatohet kudo në botë. Ashtu siç personit me aftësi të kufizuar fizike i duhet një karrocë invalidi, personit me të pamur të dëmtuar syza, ashtu dhe personit me autizëm i duhet mbështetja vizuele. Është koha që profesionistët dhe prindërit ta kuptojnë seriozisht nevojën e personave me autizëm dhe të përpiqen që t’ua bëjnë botën sa më piktoreske dhe sa më të afërt. Suksesi i tyre është suksesi i të gjithë neve. Le ta shikojmë botën nga një perspektivë ndryshe.

Teksti është publikuar më 30.04.2018 në portalin www.deca.mk

Ndaje me miqte:

Viber

përsëri te të gjitha lajmet dhe botimet

udhëzimet tona video
JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Veprimtarit s sensore n the shtompi

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Ushtrime fizike

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Nxitje dhe zhvillim i shkathtësive sociale

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Këshilla për zhvillim të komunikimit

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Këshilla për përgaditjen e mjeteve për mbështetje vizuele

JETA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE

Hyrje në çrregullimet e spektrit të autizmit