lajmet dhe botimet

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Çka është diagnostikimi i hershëm? Kur më herët mund të diagnostikohet autizmi? Cila nga karakteristikat e autizmit mund të identifikohet më herët? Këtyre pyetjeve u dha përgjigje profesori Ejmi Klin nga ShBA në Kongresin e 12 ndërkombëtar të autizmit në Evropë, i cili u mbajt në Nicë. Ai dha shpresë për të ardhmen e diagnostikës së hershme joinvazive të autizmit.

Sipas hulumtimit në të cilin merr pjesë ai, rënia e kontaktit me sy që theksohet si simptomë për diagnostikimin inicial të autizmit është përcjellur në mënyrë longitudinale tek të porsalindurit. Është vërejtur se ato që janë diagnostikuar me autizëm më vonë kanë treguar rënie të fiksimit të syve në 2 deri 6 muajt e parë të jetës. Kjo nuk është vërejtur tek të porsalindurit të cilët më vonë nuk është zhvilluar autizmi. Një rënie e këtillë e fiksimit të syve, por jo edhe mungesa e plotë, premton mundësi për një intervenim të hershëm i cili mund të bazohet tek ruajtja e mekanizmave të orientimit fillestar refleksiv drejt syve.

Në fushën e autizmit çdo ditë ka ngjarje të reja, zbulime të reja, metoda të reja të punës, vërtetohen apo refuzohen teori sespe akoma nuk është i njohur një shkak i paraqitjes së kësaj gjendje, e cila sot bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe është një sfidë për profesionistët dhe për prindërit. Pikërisht për këtë, është mirë t’i shkëmbejmë hulumtimet dhe informatat e reja, ngjarjet në botë, dhe të gjithë, profesionistët dhe prindërit, të mësojmë diçka të re. 

Kongresi në të cilin prezentohen hulumtime me imakt global mbi këtë problematikë në organizim të “Autism-Europe” është një ngjarje e madhe që mbahet në çdo 3 vite. Çdonjëri që bën kërkime në fushën e personave me autizëm, shërbime, servise dhe inkluzion, është i obliguar të marrë pjesë në një ngjarje të këtillë dhe të shohë se cila është gjendja në shtetin tonë dhe në ç’drejtim duhet shkuar. Motoja e Kongresit këtë vit ishte “Një dinamikë e re për ndryshim dhe inkluzion”. U shkëmbyen mendime, u lidhën bashkëpunime dhe miqësi të reja ndërmjet 2 200 personave me autizëm, shkencëtarëve, mësimdhënësve, profesionistëve, mjekëve, biznesmenëve dhe profesorëve nga 80 shtete të botës. Në Librin e abstrakteve u regjistruan rreth 700 punime shkencore të bazuara në hulumtime dhe përvoja. Ndër ta, me tre poster prezentime, ishin edhe përfaqësues të Shoqatës për përparimin e cilësisë së jetës së personave me çrregullim të spektrit të autizmit “Xixëllonja e kaltërt” nga Shkupi (Projektet ESIPP, ASD-EAST dhe Muzetë e hapur).

Ishte interesante të dëgjohen ligjërata mbi atë se çka do të thotë të kesh autizëm dhe të jesh në moshë të plakur (Hilde Geurts), ose, të dëgjoni një person me autizëm i cili thotë: “Vetëpërcaktimi dhe fuqizimi janë të drejta legjitime dhe themelore të cilat u takojnë të gjithëve. Shoqëritë tona dhe forcat politike kanë gjithashtu obligim që t’i ndryshojnë qëndrimet, por edhe të sigurojnë qasje për të gjithë në gjërat kualitative dhe kuantitative”.

Një interes të madh në këtë ngjarje bëri edhe ligjërata e profesorit Sajmon Baron Koen nga Kembrixhi, i cili të pranishmit i njoftoi me rezultatet më të reja të studimit mbi ndikimin e hormoneve gjinore prenatale në mitër mbi paraqitjen e autizmit te fëmijët.

Kongresin e mbylli Heraln Nerlend me fjalët: “Duhet të mësohemi t’i dëgjojmë fjalët e njerëzve me autizëm. Duhet t’i transformojmë hulumtimet në aplikime reale praktike në mënyrë që t’u përgjigjemi nevojave të njerëzve me autizëm bë komunitet. Si ndikon dija në jetët e tyre. Le ta dëgjojmë!” Pikërisht për shkak të kësaj, në periudhën e ardhshme Shoqata “Xixëllonja e kaltërt” dhe Shkolla Fillore Speciale ShFS “Dr. Zllatan Sremec” si pjesë e projektit ASD-EAST do të organizojnë edukimeedhe atë më 8 dhe 9 tetor për edukatorë specialë nga shkollat dhe klasat speciale dhe më 15 dhe 16 tetor për edukatorët specialë nga shkollat e rregullta në sallën e Komunës Kisella Voda. Trajnimet kanë për qëllim përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të cilët për çdo ditë punojnë me fëmijë me autizëm nëpër shkollat fillore. Këto ngjarje do të jenë një mundësi që të dëgjihen shumë informata të reja dhe të shkëmbehen këshilla dhe përvoja të dobishme.

Teskti është publikuar në 07.10.2019 në portalin www.deca.mk

Ndaje me miqte:

Viber

përsëri te të gjitha lajmet dhe botimet

udhëzimet tona video
Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Veprimtarit s sensore n the shtompi

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Ushtrime fizike

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Nxitje dhe zhvillim i shkathtësive sociale

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Këshilla për zhvillim të komunikimit

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Këshilla për përgaditjen e mjeteve për mbështetje vizuele

Autizmi: Një hulumtim i ri premton mundësi të diagnostikimit të hershëm të intervenimit

Hyrje në çrregullimet e spektrit të autizmit

Нашата веб страница користи колачиња (cookies) за да Ви овозможи подобро корисничко искуство.