Kurse Erasmus +

në seminaret tona

ne rrisim njohuritë tona dhe së bashku ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse

Ne jemi një ekip edukatorësh dhe rehabilitatorësh specialë të çertifikuar, me përvojë dydekadëshe dhe punojmë me nxënës me nevoja të veçanta si dhe në trajnimin e studentëve dhe profesionistëve. Me pjesëmarrjen në seminaret dhe kurset tona të trajnimit, të cilët mbahen edhe në kuadër të programit Erasmus + KA1, ju do ta avansoni dijen dhe shkathtësitë Tuaja dhe do të fitoni një perspektivë të re në zhvillimin Tuaj profesional.

Sot kur arsimi ndryshon vazhdimisht, ne mësimdhënësit, shkencëtarët dhe hulumtuesit që merremi me arsimimin e nxënësve me autizëm duke i përgatitur për të ardhmen e tyre në shoqërinë inkluzive, ndeshemi me sfida të shumta.
Le të përgatitemi me ndihmën e seminareve praktike dhe moderne të edukimit!
Na lejoni t’ju urojmë mirë se erdhët! Ne jemi të sigurt se Ju do të ndaheni plotë kujtime të paharrueshme dhe me një varg dijesh dhe përvojash të dobishme të cilat do ta ndryshojnë pikëpamjen tuaj dhe mënyrën e punës me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit.


Le të ndërtojmë së bashku një shoqëri inkluzive!

Kurset tona të trajnimit të profesionistëve nga fusha e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit janë krijuar mbi baza të punës shkencore dhe hulumtuese e cila u realizua për nevojat e edukimit të profesionistëve të cilët punojnë në shkolla që trajtojnë këtë problematikë në mbarë Evropën në kuadër të projekteve Erasmus +: ESIPP (www.esipp.eu) dhe ASD-EAST (www.asd-east.org).

ne ofrojmë seminare, edukime dhe projekte

për mësuesit, edukatorët special dhe rehabilituesit dhe profesionistë të tjerë

Shoqata për përparimin e cilësisë së jetesës së personave me çrregullim të spektrit të autizmit “Xixëllonja e kaltërt (ID: E10180694) organizon seminare dhe trajnime, merr pjesë në projekte, por organizon edhe trajnime në kuadër të programit Erasmus + për edukimin e mësimdhënësve, edukatorëve special dhe rehabilitatorëve dhe profesionistëve të tjerë të edukimit parashkollor, arsimit fillor dhe të mesëm si dhe trajnimin për punë të qendrave edukative dhe edukimin e të rriturve. Kurset tona i kontribuojnë zhvillimit profesional dhe fitimit të shkathtësive të grupeve të targetuara nëpërmjet përdorimit të përvojës praktike, të nxënit të bazuar në probleme dhe detyra të të menduarit në nivel më të lartë. Me pjesëmarrjen në kurset tona, pjesëmarrësit do të fitojnë:

  • Përkrahje në zhvillimin e tyre profesional, përmirësim të cilësisë së mësimdhënies së tyre, trajnim dhe punë për të rinjtë nëpër Evropë në fushën e çrregullimit të spektrit të autizmit;
  • Përkrahje në fitimin e kompetencave për punë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore në kushte të rregullta dhe të veçanta të arsimimit;
  • Vetëdijësim dhe të kuptuarit e mënyrës së jetesës së fëmijëve me autizëm dhe të familjeve të tyre;
  • Arsimim formal, joformal, aftësim profesional, punësim dhe sipërmarrësi.

Nëse dëshironi të aplikoni për një projekt me një aplikim të përbashkët me ne, ju lutemi shkarkoni dokumentin PIF këtu.

Нашата веб страница користи колачиња (cookies) за да Ви овозможи подобро корисничко искуство.