Për ne
Shoqata për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me çrregullime të spektrit të autizmit “Xixënllonja e kaltërt ” u themelua më 28.02.2017 në Shkup duke u bazuar në përvojën 15 vjeçare në fushën e autizmit të themeluesve.
Përmirësimi i kualitetit të jetës së personave me autizëm dhe familjeve të tyre, ngritjen e vetëdijes për potencialin përmes edukimit dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve dhe të rriturve me autizëm, familjeve të tyre dhe profesionistëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Përfshirja e personave me çrregullime të spektirt të autizmit në të gjitha sferat e shoqërisë.
- Përmirësimi i kualitetit të jetës së fëmijëve dhe personave me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve të tyre përmes zbulimit dhe maksimalizimit të potencialit të tyre;
- Trajtimi i fëmijëve dhe personave me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve të tyre;
- Edukimi i familjeve dhe profesionistëve për metodat e punës me fëmijë dhe persona me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve të tyre;
- Promovimi i të drejtave dhe promovimi i ideve të reja për përmirësimin e cilësisë së jetës;
- Sigurimi i shërbimeve për fëmijë dhe persona me çrregullime të spektrit të autizmit;
- Inkurajimi i punës shkencore dhe profesionale në këtë fushë dhe aktivitete në drejtimin e inkluzionit të fëmijëve dhe personave me çrregullime të spektrit të autizmit.
- paaftësia;
- çrregullimet e spektrit të autizmit;
- arsimimi;
- trajtimi;
- intervenimi;
- kualiteti i jetës dhe inkluzioni.
Anëtarët e organizatës mund të jenë profesionistë, prindër, persona me autizëm dhe të tjerë që duan të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve të tyre duke plotësuar një formular aplikimi dhe dërgimi i saj në e-mail: contact@sinasvetulka.mk.
Ekipi i shoqatës
edukatorë specialë dhe rehabilitues të certifikuar
Jasmina Troshanska është presidentja e shoqatës, një edukatore speciale dhe rehabilitatore e cila ka 17 vjet përvojë teorike dhe praktike në punën me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit. Ajo është gjithashtu një Pedagoge Montessori për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Gjatë përvojës së saj të punës ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh për trajtime moderne dhe të vlerësuara në fushën e autizmit si: ABA, PECS, TEACCH, Brain Gym dhe Integrimit shqisor. Ajo gjithashtu ka vizituar dhe ka marrë pjesë me punimet e saja në një numër konferencash në vend dhe jashtë saj. Shfaqet si autor dhe bashkautor i 33 punimeve shkencore të botuara në R. Maqedonia dhe jashtë saj. Shpesh here është angazhuar si bashkëpunëtore profesionale në Entin për zhvillim të arsimit, konsultante për qendrat ditore dhe çerdheve dhe ligjeruese në studimet e edukimit special dhe rehabilitimit. Nga viti 2010 në mënyrë aktive punon në proekte ndërkombëtare, mban edukim për prindërit dhe profesionistë, pjesmarrës në tribuna, emisione televizive, shkruan në medium dhe lufton për ngritjen e vetëdijes për autizmin në shoqëri.
Anita Stojcevska është edukatore special dhe rehabilituese dhe u zgjodh studentja më e mirë e gjeneratës 2010-2014 në Institutin për Edukim Special dhe Rehabilitim në Shkup. Në të njëjtin Institut ajo magjistroi për delikuencën e të miturve me një mesatare prej 10.00.
Ka 7 vjet përvojë pune aktive me fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime të spektrit të autizmit. Aktualisht është e punësuar si edukatore speciale dhe rehabilituese, pjesë e ekipit profesional të shkollës së mesme “Kiro Burnaz” në Kumanovë, dhe më parë ka punuar si asistente arsimore në një kopsht privat dhe në dy shkolla fillore në Shkup (2013-2017). Në periudhën 2017-2018 ajo ka punuar në një shërbim profesional në shkollën e mesme “Pero Nakov” Kumanovë, ku fillon bashkëpunimi dhe koordinimi aktiv në projekte të ndryshme të ERAZMUS.
Merr pjesë në mënyrë aktive në trajnime dhe seminare për autizmin (vendase dhe ndërkombëtar), si dhe brenda projekteve shkollore për të rritur ndërgjegjësimin për autizmin dhe shkëmbimin e përvojave me vendet e tjera.
Stojçevska ishte e përfshirë edhe si ligjeruese dhe trajnuese në disa projekte ndërkombëtare (ERAZMUS +, RYCO, ASD-EAST) dhe u vazhdimisht u shpërndanë prindërve, mësuesve dhe kolegëve.
Qëllimet kryesore të saj janë: të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve me ASD, si dhe familjeve të tyre, të rrisë në mënyrë aktive ndërgjegjësimin e shoqërisë për autizmin, të përmirësojë potencialin ekzistues për punë praktike në shkollat fillore dhe të mesme për nxënësit me ASD.
Ana Shikaleska është edukatore speciale dhe rehabilitatore e diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Maqedoni , dhe ka 15 vjet që punon me fëmijë me autizëm. Ana ka punuar në Institutin për Arsim dhe Rehabilitim “Topansko Pole” në Shkup për fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale të moderuar dhe të rëndë si dhe fëmijë me psikozë, në JUDG “8 Marsi” si edukatore special dhe rehabilituese, si edukatore speciale në Shkollën Fillore Speciale “D –r. Zlatan Sremec ”- Shkup në një klasë të kombinuar për nxënës me autizëm dhe si drejtoreshë e së njëjtës shkollë. Aktualisht punon si një edukatore speciale dhe rehabilitatore për fëmijët me autizëm. Ka marrë pjesë dhe ka zhvilluar trajnime mbi ABA, TEACCH dhe integrimin shqisor.
Qëllimi kryesor i punës së Anas është përmirësimi i cilësisë së jetës së përditshme të personave me autizëm dhe familjeve të tyre. Ajo ka qenë e përfshirë në projekte si trajnuese për prindërit e fëmijëve me autizëm (ESIPP), mësuesve nga shkolla speciale dhe të rregullta, parashkollorë (ASD-EAST) të cilët janë në kontakt me fëmijë ose persona me autizëm.
Ajo është gjithashtu një kontribuese e shumëfishtë e Entit për zhvillimin e arsimit dhe ka marrë pjesë në zhvillimin e kurrikulave shkollore për fëmijët me autizëm. Një nga projektet e saj të fundit – Muzetë e hapura, përfshinte bashkëpunimin me një muze shtetëror si trajnuese e punëtorëve të muzeut dhe zhvillimin e një udhëzuesi për punëtorët e muzeut me profesionistë të tjerë për t’i ndihmuar ata të punojnë me njerëz me autizëm dhe familjet e tyre.
Biljana Kujundzic-Nastevska është një edukatore speciale dhe rehabilitues e diplomuar me 18 vjet përvojë pune në shkolla fillore speciale. Aktualisht ajo është e punësuar në SHFV “Dr. Zlatan Sremec” – Shkup, si edukatore speciale dhe rehabilitatore në mësimdhënie. Merr pjesë aktive në trajnime dhe seminare që mbulojnë trajtimin e fëmijëve me autizëm. Deri më tani ajo ka qenë e përfshirë në projekte të Erasmus +, të tilla si ESSIP dhe ASD-EAST, si trajnues apo ligjerues për të mbështetur prindërit e fëmijëve me ASD si dhe edukatorëve specialë dhe rehabilitatorëve në shkolla speciale dhe të rregullta. Qëndron për ngritjen e ndërgjegjësimit për fëmijët dhe personat me autizëm dhe përfshirjen e tyre sociale.
Ana Petkovska Nikolovska edukator special dhe rehabilituese me mbi 10 vjet përvojë pune në punë individuale me fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit . Ajo hulumton tërësisht sjelljet stereotype të fëmijëve me autizëm, që është tema e tezës së masterit të saj. Është Menaxhere e Qendrës për Edukim dhe Këshillim që nga Shkurt 2013 dhe bashkëpunëtor profesional i sistemit mësimor NTC (Nikola Tesla Center) për Maqedoninë dhe aktualisht është e punësuar si edukatore speciale dhe rehabilituese në një çerdhe.
Teuta Ramadani Rasimi është edukatore speciale dhe rehabilitatore e diplomuar me studime të mbaruara të masterit dhe doktoraturës në të njëjtën fushë. Ka më shumë se 10 vjeç përvojë pune në fushën e edukimit special dhe rehabilitimit, prej tyre shtatë si asistente doktorant në Univerzitetin e Tetovës, tre vjetë në UGD “Gëzimi i fëmijëve” Gostivar dhe një vjet si edukator special inkluziv në SHF. „Petar Zdravkovski Penko” në Shkup. Ka botuar më shumë se 10 punime në revista vendore dhe ndërkombëtare, si dhe libër në fushën e edukimit special dhe rehabilitimit. Pjesmarrëse në shumë trajnime dhe seminare me tema të ndryshme në lidhje me edukimin special dhe rehabilitimin siq janë ABA terapia, TEACH, PECS, gjuha e shenjave etj.
Petar Georgievski ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në departamentin e marketingut. Ka njëmbëdhjet vjet përvojë punë në agjencion të marketingut ku përfiton përvojë në aplikimin e projeteve hulumtuese dhe kampanjave komunikuese për kompanitë vendore dhe ndërkombëtare. Petar në suaza të shoqatës punon në projekte hulumtuese, në përmirësimin e komunikimeve interne dhe eksterne, në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sajtot sinasvetulka.mk si dhe në organizimin e trajnimeve dhe evenimenteve.
Meri Nollçeva është edukator special dhe rehabilitator që ka mbaruar studime Master në institutin për edukim special dhe rehabilitim, drejtimi: Dëmtime inteleketuale dhe Autizëm në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij”- Shkup, dhe gjithashtu ka mbaruar edhe studime një vjeçare të masterit në Universitetin në Osllo, njejtë në institutin e edukimit special dhe rehabilitim si studente ndërkombëtare.
Ka përvojë shtatëvjeçare si edukatore speciale dhe rehabilitatore, përfshirë këtu pesë vjet në sektorin joqeveritar, duke punuar me fëmijë dhe të rinjë me pengesa të ndryshme dhe familjet e tyre, si dhe dy vite si edukator special dhe rehabilitatore në SHFS Dr Zllatan Sremac- Shkup.
Mirëmban zhvillim profesional aktiv duke marë pjesë në seminare të ndryshme, trajnime, konferenca, në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ka publikuar punime shkencore në revista shkencore dhe të njejtat i ka prezentuar në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu ka mar çertifikat si Trajnues i Licencuar Bihevioral (ABA) dhe është në proces për tu licencuar edhe si Geshtalt konsultant.
Qëllimi kryesor në punën e Merit është mbështetja dhe mësimi i fëmijëve me nevoja të veçanta që të bëhen qytetar funksional në shoqërinë tonë, dhe me këtë gjë në mënyrë indirekte të ndikojnë në kualitetin e jetës të familjeve të tyre.
Bistra Stojanoska është maturante nga Gjimnazi “Orce Nikolov” dhe gjithashtu vullnetare në Kryqin e Kuq Karposh. Ajo gjithashtu punon si vullnetare në projektet në vazhdim të “Xixëllonjat e kaltërt”. përvojën e saj me fëmijët me aftësi të kufizuara e fitoi gjatë pjesmarrjes në projektin “Humanko”, të Kryqit të Kuq, ku qëllim i grupit jenë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, familjet me një prindër dhe familjet sociale të rrezikuara.
Gjatë dy viteve të fundit ka marrë pjesë në disa punëtori dhe trajnime për të punuar me ta, dhe ishte pjesë e kampit “Ne jemi të gjithë të njëjtë 2” të destinuar për të njëjtin grup fëmijësh. Ajo gjithashtu me vetëiniciativë i ka vizituar vullnetarisht qendrat e rehabilitimit për personat me dëmtim të shikim dhe dëgjimit. Ajo planifikon të vazhdojë karrierën e saj të ardhshme profesionale në Institutin për Edukim Special dhe Rehabilitimin në Shkup dhe të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë që të ndihmojë dhe mbështesë fëmijët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.