Mbështetje online
Fëmijët dhe adoleshentët nëse ndodhen në ndonjë situatë të paparashikuar ndjenjë shumë stres dhe prandaj kërkojnë mbështetje shtesë nga familjet dhe njerëzit që i mbështesin.] Një gjë e tillë është gjendja me COVID-19 në të cilën gjendemi për momentin. Familjet ballafaqohen edhe me një sfidë shtesë se si ti organizojnë aktivitetet edukative në shtëpi. Mbyllja e papritur e shkollave, paparashikueshmëria e rihapjes së tyre, ndryshimet në rutinë, shkëputja e kontaktit me mësimdhënësit, shokët si dhe frika nga infektimi paraqesin ngarkesë shtesë për të gjithë ne, por fëmijët me autizëm kalojnë në një fazë më të gjatë të adaptimit. Ata ballafaqohen me sfida shtesë në kuptim, komunikim, gjuhës abstrakte me të cilën të gjithë i drejtohen dhe mundohen që t’ua qartësojnë situatën, ndërsa ata kanë nevoj për rutinat të cilat për momentin duhet ti ndryshojnë. E gjithë kjo i çon deri në shqetsimin dhe depresion të fëmijëve, ndërsa kjo ndikon edhe në gjithë familjen, sepse ata janë të vetmit të cilët munden dhe duhet ti ofrojnë mbështetje.
Këto fëmijë kanë nevojë për:
-Mbështetje në kuptim;
-Mbështetje në shprehje;
-mirëmbajtje të rutinave, emërtim të rutinave si dhe krijimin e rutinave të reja;
-Adaptimi i përmbajtjeve edukative në shtëpi dhe
-Shkathtësi për ballafaqimin me sjelljen dhe qetësimin.
Kjo mbështetje për momentin është e nevojshme ta sigurojnë familja/kujdestarët si dhe personat të cilët janë kontakt të përditshëm ose më rrallë me ta (asistetnt/mësimdhënës/terapisti).
Për këtë arsye, idea e shoqatës tonë ishte që të krijohet një projekt që do ketë për qëllim mbështetje online për në shtëpi me anë të video seminareve dhe instrukcioneve konkrete. Video-seminaret mund të vizitohen në një peroudh të caktuar të ditës dhe me tempo i cili i përshtatet vetë prindit ose terapistit. Në këtë mënyrë ata nuk do jenë të ngarkuar në suaza të rutinës së tyre ditore dhe obligimeve rutinore të përditshme.
Projekti është i dedikuar për fëmijët/ personat me çrregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve/kujdestarëve të fëmijëve/personave me autizëm, por nga ky projekt do përfitojnë edhe profesionistët të cilët miren me këtë problematikë (edukatorët speial, asistentët, psikologët si dhe bashkpuntorë tjerë).
Projekti Autizëm- mbështetje online realizohet me mbështetje finansiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me anë të Programës për finansim të aktivitete programore të shoqatave dhe fondacioneve me masat për ballafaqimin me COVID-19 krizën.