Trajnime

Ekipi jonë i edukatorëve të specializuar dhe rehabilitatorëve ofrojnë trajnime për grupe të veçanta të profesionistëve.

Trajnime për

mësimdhënësit

Shoqata organizon trajnime të cilat janë të dedikuar për mësimdhënësit e shkollave fillore të rregullta si dhe për persona tjerë të cilët paraprakisht nuk kanë vizituar edukim konkret për çrregullimet e spektrit të autizmit. Qëllimi i trajnimit është nxënia e shkthtësive për njohjen e çrregullimeve të spektrit të autizmit, njohjen e karakteristikave tek ata dhe arsyet pse ata sillen ashtu, si dhe udhëzime bazike të cilat janë të nevojshme ti respektojnë gjatë punës me fëmijët me këtë lloj të çrregullimit. Sot takojmë çdo ditë e më shumë fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit nëpër shkollat e rregullta. Qëllimi është që të definojmë çfarë është inkluzioni dhe si mund të bëhet adaptimi i përmbajtjeve të planifikuara në suaza të lëndëve të caktuara dhe kapacitetit të fëmiut. Gjithashtu vëmendje e veçantë do të adresohet për secilën karakteristikë të nxënësit si dhe do jepen ide si mësimdhënësit duhet të sillen në situata të caktuara.

Trajnime për

edukatoret

Trajnimet për edukatoret kanë për qëllim ti ndihmojnë në adaptimin e hapsirës, materialeve për punë dhe zhvillimin e shkathtësive adekuate me anë të cilave do ta kyqin fëmiun me autizëm në grupën e tyre. Gjithashtu, pjesë e trajnimeve janë të dedikuara në kujdesin ndaj ushqimit, fjetjes dhe formimin e shprehive të higjienës dhe toaletit tek fëmijët të cilat kanë çrregullime të spektrit të autizmit. 

Trajnime për

edukatorë special dhe profesionist të tjerë të fushës

Këto trajnime përmbajnë tema specifike të cilat kanë për qëllim ti pasurojnë dhe thellojnë njohurit dhe shkathtësitë e profesionistëve të cilat kanë njohuri paraprak për çrregullimet e spektri të autizmit. Temat të cilat trajtohen janë: krijimi i orareve, rrethet senzorike, video modelime, ballafaqimi me stresin etj.

Shikoni listën e trajnimeve dhe regjistrohuni për pjesmarje.

Организираме бесплатни консултации!

Доколку во семејството се соочувате со предизвиците на нарушувањата од спектарот на аутизам и би сакале да дознаете повеќе, ќе ни биде задоволство доколку можеме да Ви помогнеме!

Нашата веб страница користи колачиња (cookies) за да Ви овозможи подобро корисничко искуство.