предавач

Meri Nollçeva

Meri Nollçeva

Meri Nollçeva është edukator special dhe rehabilitator që ka mbaruar studime Master në institutin për edukim special dhe rehabilitim, drejtimi: Dëmtime inteleketuale dhe Autizëm në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij”- Shkup, dhe gjithashtu ka mbaruar edhe studime një vjeçare të masterit në Universitetin në Osllo, njejtë në institutin e edukimit special dhe rehabilitim si studente ndërkombëtare.

Ka përvojë shtatëvjeçare si edukatore speciale dhe rehabilitatore, përfshirë këtu pesë vjet në sektorin joqeveritar, duke punuar me fëmijë dhe të rinjë me pengesa të ndryshme dhe familjet e tyre, si dhe dy vite si edukator special dhe rehabilitatore në SHFS Dr Zllatan Sremac- Shkup.

Mirëmban zhvillim profesional aktiv duke marë pjesë në seminare të ndryshme, trajnime, konferenca, në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ka publikuar punime shkencore në revista shkencore dhe të njejtat i ka prezentuar në nivel lokal dhe ndërkombëtar.  

Gjithashtu ka mar çertifikat si Trajnues i Licencuar Bihevioral (ABA) dhe është në proces për tu licencuar edhe si Geshtalt konsultant.

Qëllimi kryesor në punën e Merit është mbështetja dhe mësimi i fëmijëve me nevoja të veçanta që të bëhen qytetar funksional në shoqërinë tonë, dhe me këtë gjë në mënyrë indirekte të ndikojnë në kualitetin e jetës të familjeve të tyre.

видео семинари од

Meri Nollçeva

Token sistemi- strategji për menaxhimin e sjelljes

Detyra dhe aktivitete të strukturuara

Krijimi i mbështetjes vizuele- shembuj dhe udhëzime

Hyrje në përdorimin e mbështetjes vizuele në procesin e të mësuarit

Kuti senzorike, shishe dhe qese- cili është qëllimi i tyre dhe si ti përgadisni të njejtat?

Организираме бесплатни консултации!

Доколку во семејството се соочувате со предизвиците на нарушувањата од спектарот на аутизам и би сакале да дознаете повеќе, ќе ни биде задоволство доколку можеме да Ви помогнеме!

Нашата веб страница користи колачиња (cookies) за да Ви овозможи подобро корисничко искуство.